back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeZhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, DhTIK paralajmëron pasoja ekonomike

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, DhTIK paralajmëron pasoja ekonomike

Të ngjajshme

A u rrit çmimi i naftës në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme?

Kryetari i Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Bernjani, ka bërë...

Taremi s’shkon në luftë, vjen reagimi zyrtar nga Olympiacosi

Zëvendëskryetari i Olympiacosit, Kostas Karapapas, ka reaguar publikisht ndaj...

Pyetet nëse ka votë për Osmanin, Haziri përgjigjet me habi: Uau, çfarë pyetje!

Nënkryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lutfi Haziri,...

Situata në Lindjen e Mesme, Shqipëria paralajmëron qytetarët të shmangin udhëtimet

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë...

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka shpreh shqetësimin e saj lidhur me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, të cilat tashmë po reflektohen në rritjen e çmimeve të derivateve të naftës në vendin tonë.

Në reagimin e DHTIK-ut thuhet se duke e parë se kriza po zgjerohet, rreziku i ndikimit negativ tek një numër i madh i sektorëve ekonomikë dhe i rëndimit të mëtejmë të kostos së jetesës dhe shportës së qytetarëve është i madh.

“Meqenëse Kosova importon 100% të karburanteve dhe të njëjtat kanë një përdorim të gjerë në ekonomi, rritja e vazhdueshme e çmimeve të karburanteve ndikon drejtpërdrejt në rritjen e kostos së transportit dhe prodhimit të produkteve ushqimore dhe shërbimeve bazë, duke prekur veçanërisht sektorët më të ndjeshëm të ekonomisë”, thuhet në reagimin e DHTIK.

Më tej thuhet se kjo situatë do të rris kostot e prodhimit për bizneset vendëse, zvogëlon konkurrueshmërinë, ulë potencialin për eksport, i cili edhe ashtu është goditur rëndë nga rritja e çmimit të energjisë dhe liberalizimit i energjisë që u bë në mënyrë të padrejtë.

“Kriza mund të ndikoj edhe në rritje të inflacionit”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë u bënë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin veprime konkrete dhe të menjëhershme, duke filluar me realizimin e një dialogu të strukturuar dhe të vazhdueshëm me komunitetin e biznesit, me qëllim identifikimin e sfidave reale dhe gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta.

DHTIK propozon që të shqyrtohet mundësia e uljes ose pezullimit të përkohshëm të disa taksave për bizneset që preken më së shumti nga rritja e çmimeve, si dhe rishikimi i barrës tatimore për produktet esenciale, në mënyrë që të zbutet ndikimi tek konsumatorët dhe të mbështetet prodhimi dhe eksporti vendor.

“Dhoma është e gatshme që të ofrojë kontributin e saj në tejkalimin e kësaj situate”, thuhet në fund të reagimit të DHTIK-ut

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz