Zhvillime të reja për koalicionin LDK-VV: Lutfi Haziri tregon se kur pritet të ndodhë!
BILLI

Lexo edheDetaje tjera nga aksidenti mes kamionetës dhe motoçikletës në Drenas

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje do të formalizohet menjëherë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Duke folur në televizionin publik, ai ka thënë se për certifikim duhet të pyetet kryetarja e KQZ-së.
“Në kohën më të afërt të mundshme, që lidhet me certifikim të zgjedhjeve. Duhet të pyetet Valdete Daka se kur bëhet certifikimi i zgjedhjeve. Ne mund ta bëjmë marrëveshjen, por ne nuk mund të hyjmë në institucione pa u bërë certifikimi”, ka thënë Haziri.

Lexo edheDetaje tjera nga aksidenti mes kamionetës dhe motoçikletës në Drenas