back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeZhvillime të reja për Demarkacionin: LDK mund të mos e votoj!

Zhvillime të reja për Demarkacionin: LDK mund të mos e votoj!

Të ngjajshme

Parashikim nga Shenoll Muharremi: LVV nuk ka shanse për qeveri pas 28 dhjetorit

Analisti politik Shenoll Muharremi thotë se pas 28 dhjetorit,...

Kamberi dorëzon propozim për shuarjen e Qendrës Humanitare serbo-ruse në Nish

Në kuadër të grupit parlamentar me SDA e Sanxhakut...

Pas shumë kohësh, vjen foto e re fundviti nga Gjesti

Pas një periudhe të gjatë shkëputjeje totale nga jeta...

Ish-presidenti i Malishevës, humanisti i njohur bën thirrje të votohet Fatmir Limaj të dielën

Ish-presidenti i FC Malishevës, humanisti i njohur nga Gjermania,...
- Advertisement -

Një marrëveshje e mundshme e kryeministrit Ramush Haradinaj me Listën Serbe për demarkacionin, mund të lëkundë votën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për këtë çështje.

- Advertisement -

Deputetja e kësaj partie, Valentina Bunjaku-Rexhepi kërkon transparencë rreth marrëveshjes me deputetët serbë.

Sipas saj, Lista Serbe pa kërkuar diçka nuk e voton demarkacionin.

“Në qoftë se bisedimet me Listën Serbe dhe marrëveshjet në mes të kryeministrit me Listën Serbe janë transparente. Jemi kureshtar me ditë se çka është fol dhe me çka e mashtroi Ramush Listën Serbe. Ne si LDK do ta përkrahim por jo ma qenë transparente bisedimet mes Haradinajt dhe Listës Serbe’, tha ajo për Tribuna Channel.

Ajo u shpreh skeptike rreth asaj se a i ka siguruar qeveria votat demarkacionin apo jo.

Ndërkohë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka mohuar se Lista Serbe ka kërkuar diçka në këmbim të demarkacionit.

“Njerëzit kanë vështirësi, probleme të natyrave të ndryshme. Duan kohë, e kanë të vështirë”, është shprehur Limaj për televizionin publik të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz