Thursday, July 17, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditZhgënjim në BE: Sllovakia pengon miratimin e paketës së 18-të të sanksioneve...

Zhgënjim në BE: Sllovakia pengon miratimin e paketës së 18-të të sanksioneve kundër Moskës

Të ngjajshme

Tërmet në rrethinën e Vitisë

Në rrethinën e Vitisë ka ndodhur një tërmet me...

A do heqë dorë Ariana Grande nga muzika?

Fituesja e çmimit Grammy, komentoi në Instagram rreth thashethemeve...

Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shkarkuar Besiana Kadarenë...

Italia prek gjysëmfinalen e Kampionatit Evropian pas 28 viteve

Kombëtarja e Italisë tek femrat ka arritur në gjysëmfinalen...

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, ka konfirmuar sot se Sllovakia ka bllokuar miratimin e paketës së 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë.

“Jam me të vërtetë e trishtuar që nuk arritëm një marrëveshje sot. Duhet të them se ishim shumë pranë për të qetësuar Sllovakinë. Komisioni ka ofruar atë që ata kërkuan. Tani topi është në fushën e Sllovakisë dhe ne duhet ta mbyllim këtë marrëveshje. Janë bërë tashmë dy muaj,” është shprehur Kallas, sipas The Guardian.

Tutje, ajo ka thënë se, sanksionet janë të domosdoshme për t’i prerë Rusisë mundësitë financiare për të vazhduar luftën, ndërsa ka shtuar se BE do të vazhdojë të rrisë koston për agresionin rus, derisa Moska të mos ketë zgjidhje tjetër veçse ndalimin e luftës.

Bëhet e ditur se Kallas poashtu ka përmendur edhe deklaratat e Donald Trump-it nga nata e kaluar, duke thënë se mirëpret angazhimin e SHBA-së.

- Advertisement -

Të Fundit