back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeZhdukja e dy policëve- Haradinaj niset për Kaçanik

Zhdukja e dy policëve- Haradinaj niset për Kaçanik

Të ngjajshme

Dy gra sulmohen në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar të shtunën pasditen në kryeqytet,...

Cila kryeson në Instagram, gruaja e Messit apo CR7?

Në rrjetet sociale shihet qartë se sa është popullariteti...

Dua sfidon trendet me një “look” që guxon pak kush

Ylli kosovar me famë botërore, Dua Lipa, ka tërhequr...

Presidentja Osmani pret në takim sot homologun hungarez

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të presë sot...

Mbrëmjen e së shtunës qytetarët e Kosovës u tronditën nga lajmi për aksidentin e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që ranë me veturë në lumin Lepenc. Kërkimet për ta filluan menjëherë por ende nuk kanë rezultuar me gjetjen e trupave të tyre. Besohet se rrjedha e lumit ka mundur t’i dërgojë ata jashtë kufirit të Kosovës, për këtë arsye kërkimi po bëhet edhe në pjesën maqedonase.

Për tu informuar më  në detaje rreth ngjarjes në vendin ku dy policët dyshoet se kanë rënë ka shkuar edhe kryeministri i venidt, Ramush Haradinaj.

AI bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashin si dhe UD drejtorin e Policisë së Kosovës, Naim Rexha.

“Dhe tani, së bashku me ministrin Gashi dhe me UD drejtorin Rexha, po shkojmë tek vendi i fatkeqësisë, për t’u interesuar nga afër dhe për t’i falënderuar të gjithë kërkuesit e dy policëve të aksidentuar, për angazhimin e tyre”, ka shkruar Haradinaj.

Ky është postimi i plotë i kryeministrit:

Sot prita në takim ministrin e punëve të brendshme, Bejtush Gashin, dhe UD drejtorin e Policisë së Kosovës, Naim Rexha, me ç’rast pranova një raport të parë për ngjarjen tragjike të dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Malsor Shemsedin Dashi dhe Armend Mifail Trena.

U informova për rastin, për ecurinë e deritashme të kërkimeve, si dhe për procedurat e mëtejme për këtë ngjarje.

Shfrytëzova rastin që t’u shpreh keqardhjen time të thellë për këtë rast, ministrit Gashi, UD drejtorit Rexha, familjarëve të dy policëve, të gjithë kolegëve të tyre në Policinë e Kosovës dhe popullit të Kosovës, duke i siguruar se si Qeveri e Republikës së Kosovës do t’u qëndrojmë afër familjeve të policëve, por edhe do të angazhohemi që në të gjitha format ta mbështesim Policinë e Kosovës, për punën e çmueshme që po bënë për rendin dhe sigurinë tonë.

Dhe tani, së bashku me ministrin Gashi dhe me UD drejtorin Rexha, po shkojmë tek vendi i fatkeqësisë, për t’u interesuar nga afër dhe për t’i falënderuar të gjithë kërkuesit e dy policëve të aksidentuar, për angazhimin e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz