BallinaLajmeZhduket një person në Malishevë, i gjithë fshati në kërkimin e tij

Zhduket një person në Malishevë, i gjithë fshati në kërkimin e tij

Të ngjajshme

Namazi i Fitër Bajramit falet në 06:18

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka dalë me...

Procedurat më të dhimbshme të operacionëve mjekësore

Edhe pse procedurat mjekësore janë të domosdoshme dhe shpesh...

Tahiri pas takimit me Thaçin në Hagë: Shpresoj që herën tjetër të takohemi në Kosovë

Ish-deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar për një...

Tahiri pas takimit me Thaçin në Hagë: Shpresoj që herën tjetër të takohemi në Kosovë

Ish-deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar për një...

Familja Berisha nga fshati Gurbardh i Malishevës, që 58 orë nuk e di vendndodhjen e kryefamiljarit të tyre, Muharremit. I gjithë fshati është mobilizuar në kërkim të tij, por ata gjetën vetëm karrocën në drejtim të malit, me të cilin ishte nisur Muharremi për të marrë dru.

Azemi, vëllai i Muharremit, tha për Gazetën Express se ai vuante edhe nga harresa.

“Të gjithë po e kërkojmë nëpër fshat por vetëm karrocën me të cilin ishte nisur për të marrë dru e kemi gjetur”, thotë Azemi.

Familjarët e kanë raportuar të zhdukur Muharremin në polici. Zyrtarë nga Policia e Kosovës kanë bërë me dije se janë në kërkim të tij.

“Rasti u hap, familjarët e kanë raportuar të zhdukur dhe policia është në kërkim të tij”, tha policia për Gazetën Express.

Vëllai i Muharremit, Azemi tha se kohëve të fundit ai merrej më shumë me punë të shtëpisë. Ai ka disa fëmijë dhe familjarët po e presin në shtëpi.

Familjarët e Muharremit kanë kërkuar se kushdo që ka informata për vendndodhjen e tij të paraqitet në numrat e mëposhtëm: 044 229 759 dhe 045 985 158.

Muharrem Berisha
Muharrem Berisha

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz