Policia ka njoftuar se një person është raportuar se ka humbur në fshatin Arllat të Gllogocit.
Sipas njoftimit të policisë, një qytetar ka raportuar se nipi i tij, i mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dinë për vend ndodhjen e tij.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nipi i tij (djali i djalit), i mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dinë për vend ndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/