Zhduket një 24-vjeçare nga Skenderaj, familjarët tregojnë se kur doli për herë të fundit nga shtëpia
BILLI

Lexo edhePesë mësues dhe një nxënëse me koronavirus, ndërpritet mësimi në këtë shkollë të Kosovës

Është zhdukur një 24-vjeçare nga Skenderaj.
Një 24 vjeçare është zhdukur që 3 ditë nga Skënderaj dhe nuk dihet ende asgjë për vendndodhjen e saj.
Familjarët e viktimës e kanë raportuar rastin në Polici sonte rreth orës 20:00.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Lexo edhePesë mësues dhe një nxënëse me koronavirus, ndërpritet mësimi në këtë shkollë të Kosovës
“Rasti qenka raportuar sonte rreth orës 20:00, nga familjarët e saj. Qenka raportuar në Stacionin Policor të Skenderajt, nga ana e familjarve të saj. Rasti i 24 vjeçares, është inicuar si person i zhdukur. Detaje të tjera nuk kemi për momentin”, ka thënë Zahiti.
Ridvan Tahiri i cili në mënyrë vullnetare angazhohet për kërkimin e personave të deklaruar si të zhdukur, përmes një postimi të bërë në Facebook ka kërkuar mobilizim për gjetjen e 24-vjeçares.