BallinaLajmeZhduket 62-vjeçari nga Kosova në Kroaci, policia kërkon ndihmën e gjetjen e...

Zhduket 62-vjeçari nga Kosova në Kroaci, policia kërkon ndihmën e gjetjen e tij

Të ngjajshme

Arbeloa: Derisa kemi ende shpresa, do të luftojmë deri në fund për titull

Fitorja e mbrëmshme 2-1 e Real Madridit ndaj Alavesit,...

Vjedhje e rëndë në Ferizaj, hajnat marrin dy armë zjarri

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur më 20 prill...

Çmimet tavan për sot: Nafta 1.65, benzina 1.39, gasi 0.88 euro për një litër

Bazuar në vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë...

62-vjeçari Bajram Gashi nga Kosova me vendbanim në Rijeka të Kroacisë, është raportuar i zhdukur në zonën e Mali Lošinjit, duke vënë në alarm autoritetet lokale.

Sipas të dhënave nga Regjistri Kombëtar i Personave të Zhdukur, Gashi është parë për herë të fundit më 14 prill 2026, kur u largua nga vendbanimi i tij në drejtim të panjohur.

Që nga ajo kohë, nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij, shkruajnë mediat kroate, raporon IndeksOnline.

Bëhet fjalë për një shtetas kroat, i lindur në vitin 1964 në Sferkë, Kosovë, me banim në Rijeka. Ai përshkruhet si rreth 190 centimetra i gjatë, me trup të hollë, flokë ngjyrë gështenjë dhe sy blu.

Në momentin e zhdukjes, ai kishte të veshur një xhaketë të gjelbër prej kanavace, si dhe këpucë të bardha lëkure me thembra gri.

Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që mund të kenë ndonjë informacion mbi lëvizjet apo vendndodhjen e tij, të kontaktojnë menjëherë stacionin më të afërt policor ose të telefonojnë në numrin emergjent 192. /IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz