Zhaklin Lekatari: Interesi dhe oportunizmi nuk kanë gjini

Gazetarja dhe aktivistja Zhaklin Lekatari ka folur për marrëdhëniet e bazuara në interes, duke theksuar se fenomeni i njohur si “gold digging” nuk lidhet domosdoshmërisht me një gjini të caktuar.
E ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Lekatari diskutoi mbi barazinë gjinore dhe mënyrën se si stereotipet sociale shpesh i atribuojnë sjellje të caktuara vetëm grave.
Sipas saj, vitet e fundit është bërë më i dukshëm edhe fenomeni i djemve të rinj që kërkojnë marrëdhënie me gra më të mëdha në moshë dhe me stabilitet financiar, të njohura në zhargon si “sugar mama”.
“Është edhe ky trendi tani që djemtë e rinj shkojnë pas ‘sugar mamave’. Thjesht nuk është aq i ekspozuar sa trendi i vajzave që kanë një ‘sugar daddy’”, u shpreh ajo.
Lekatari theksoi se, sipas saj, të qenit “gold digger” nuk duhet parë si një tipar gjinor, por si një sjellje që lidhet me interesin personal dhe oportunizmin.

Lexo edheÇka ndodhi me Albën? Bukuroshja shqiptare përfundon në spital
“Unë nuk mendoj që të qenurit ‘gold digger’ ka të bëjë me gjininë. Të qenurit interesaxhi, oportunist apo njeri që i përdor të tjerët nuk ka gjini”, tha ajo.
Megjithatë, duke e çuar më tej argumentin e saj, Lekatari deklaroi se burrat kanë pasur historikisht më shumë akses në pushtet dhe, për pasojë, edhe më shumë mundësi për ta përdorur atë në mënyrë oportuniste.
Ajo solli si shembull edhe marrëdhëniet brenda politikës, duke argumentuar se njerëzit shpesh afrohen me figura të fuqishme për të përfituar nga statusi, ndikimi apo burimet e tyre.
Sipas Lekatarit, fenomeni i interesit në marrëdhënie nuk duhet të reduktohet në stereotipe gjinore, pasi mund të shfaqet te individë të të dyja gjinive dhe në forma të ndryshme, jo vetëm në raportet romantike.














