back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeZgjidhet kryetar i Degës së PDK’së në Klinë

Zgjidhet kryetar i Degës së PDK’së në Klinë

Të ngjajshme

Nagavci flet për mungesën e të hollave për prindërit dhe ndryshimin e çmimit të teksteve shkollore

Megjithëse nga 15 gushti prindërit kanë filluar aplikimin për subvencionimin...

Rubin: Me Krasniqin kam pasur kontakt minimal

Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkatesari Alagendra, pyeti Rubinin nëse...

“Associated Press” shkruan për dëshminë e Rubin në Hagë

Agjencia e njohur e lajmeve, “Associated Press”, raportoi të...

Ish-Kryetari i Klinës, Sokol Bashota do ta udhëheqë PDK’në në këtë qytet edhe për katër vjet. Kjo për shkak se sot ai është zgjedhur Shef i Partisë në Klinë, në Kuvendin Zgjedhor, që është mbajtur.

Betim Gjoshi, zyrtar i PDK’së që ka mbikëqyrë zgjedhjet partiake, ka thënë se Bashota është votuar për Kryetar të Degës në Klinë.

“z. Bashota është zgjedhur Kryetar i Degës së PDK’së në Klinë”, ka thënë Gjoshi, për Express, të shtunën.

Në zgjedhjet e fundit komunale, Bashota kishte humbur garën për Kryetar Komune.

Përpos Kryetar i Klinës, Bashota ka qenë edhe pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Përkohshme, deputet në Parlament prej 2003 deri më 2007.

Ky është kryetari i dytë i degëve të PDK’së që rimerr udhëheqjen e partisë dhe ka probleme me ligjin.

Bashota është duke u përballur me akuza nga Prokuroria lidhur me punën sa ishte Shef i Komunës.

Edhe Kryetari i Degës së PDK’së në Gjilan, Qemajl Mustafa, është rizgjedhur në krye të Degës.

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, kishte premtuar se asnjë person që ka dosje në polici e prokurori nuk do të lejohet të jetë pjesë e PDK’së e as të udhëheq me degët e kësaj partie./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz