Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni të Veriut, ka publikuar të dhënat e para për daljen e votuesve deri në orën 09:00. Sipas këtyre të dhënave, deri në orën 9:15 të drejtën e tyrepër të votuar e kanë shfrytëzuar 3 për qind e votuesve, apo afro 42 mijë qytetarë.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor KSHZ), pjesëmarrja më e lartë e votuesve në nivel të të gjithë vendit u regjistrua në komunën e Çashkës me 8.26% dhe më e ulëta në Vrapçisht me 0.87%.
Gjatë konferencës së parë për shtyp KSHZ-ja njoftoi për një pengesë teknike në një vendvotim në Kumanovë. Sipas kreut të KSHZ-së Boris Kondarko, për shkak të ndërprerjes së rrymës elektrike në këtë vendvotim nuk mund të përdoret aparati biometrik. Me vendim të KSHZ-së votimi ka vazhduar me sprej dhe uv lamb.