back to top
Friday, September 5, 2025
BallinaLajmeZgjedhjet e tetorit, mblidhen shefat shtabeve zgjedhore të PDK’së, Krasniqi: Kemi dëshmuar...

Zgjedhjet e tetorit, mblidhen shefat shtabeve zgjedhore të PDK’së, Krasniqi: Kemi dëshmuar se sjellim rezultate konkrete

Të ngjajshme

Aksioni i Prokurorisë së Pejës u zhvillua në 20 lokacione: Mbyllen 7 vendpunime

Prokuroria Themelore në Pejë, me vetiniciativë pas ndërmarrjes se...

”Dardanët” zbarkojnë në St. Jakob-Park!

Kombëtarja e Kosovës ka arritur në stadiumin “St. Jakob-Park”...

Aksident trafiku mes dy vetura në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë...

Starmer emëron Sekretaren e Jashtme të Britanisë, kush është Yvette Cooper?

Ish-Sekretarja e Shtetit e Mbretërisë së Bashkuar për Departamentin...

Gjatë ditës së sotme janë mbledhur shefat e shtabeve zgjedhore të të gjitha degëve të Partisë Demokratike të Kosovës. Ata janë pritur në takim nga lideri i kësaj partie, Memli Krasniqi. Siç bëhet e ditur nga vetë kjo parti, në fokus të takimit ka qenë përgatitjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Në njoftimin e PDK-së shtohet edhe se gjatë takimit është theksua rëndësia e mobilizimit të plotë të strukturave të partisë në çdo komunë, si dhe gatishmëria për të garantuar një fushatë dinjitoze dhe fituese.

”PDK ka dëshmuar se kudo që qeveris, sjell ndryshim të prekshëm dhe rezultate konkrete për qytetarët. Më 12 tetor, ne do të mbrojmë fitoret tona dhe do të zgjerojmë fitoren edhe në komuna të tjera, duke e bërë modelin tonë të qeverisjes një standard në mbarë Kosovën”, ka thënë Krasniqi gjatë takimit.

Njoftimi:

Kryetari Krasniqi pret shefat e shtabeve: PDK drejt fitores së re në zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Prishtinë, 5 shtator – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim shefat e shtabeve zgjedhore të të gjitha degëve të PDK-së në Kosovë, me fokus përgatitjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Në këtë takim u theksua rëndësia e mobilizimit të plotë të strukturave të partisë në çdo komunë, si dhe gatishmëria për të garantuar një fushatë dinjitoze dhe fituese. Kryetari Krasniqi vuri në pah sukseset e PDK-së në qeverisjen lokale, duke theksuar se qytetarët në komuna të ndryshme e kanë përjetuar qartë modelin e qeverisjes #MaMirë.

“PDK ka dëshmuar se kudo që qeveris, sjell ndryshim të prekshëm dhe rezultate konkrete për qytetarët. Më 12 tetor, ne do të mbrojmë fitoret tona dhe do të zgjerojmë fitoren edhe në komuna të tjera, duke e bërë modelin tonë të qeverisjes një standard në mbarë Kosovën”, u shpreh Krasniqi.

Takimi u mbyll me zotimin e të gjithë drejtuesve të shtabeve se PDK do të hyjë e bashkuar dhe e vendosur në këto zgjedhje, me synimin për t’ua sjellë qytetarëve kudo në Kosovë qeverisjen #MaMirë. /GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz