back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaOpinioneZgjedhjet e të parit të PDK-së në Drenas përplasje mes të fuqishmeve

Zgjedhjet e të parit të PDK-së në Drenas përplasje mes të fuqishmeve

Të ngjajshme

Ismaili flet për Prishtinën: Është jeta jem, shpia jem ku e kam bo familjen

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka thënë...

Osmani pret në takim ambasadorin francez, Olivier Guerot

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur...

Amorim mund të rikthehet te ish-skuadra e tij

Ruben Amorim po kalon periudhën e tij më të...

Kabineti i ri, Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit,...

Shkruan Hysni Gashi

Tashmë zgjedhjet e të parit të PDK-së ne Drenas janë ne kulmin e saj dhe kemi dy pretendent në gare që i përkasin dy njerëzve me të fuqishëm të PDK-së e që janë Naim Bazaj dhe Sejdi Hoxha ku në këtë gare tregon kush fiton, Kadri Veseli apo Hashim Thaçi.

Duke e pasur parasysh fitoren e madhe të Thaçit në Skenderaj përmes Sami Lushtakut, tani edhe ne Drenas ka filluar lufta e të mëdhenjve ku Naim Bazaj është i dërguari i Hashim Thaçit dhe Sejdi Hoxha i dërguari i Kadri Veselit. Tani strukturat e PDK-së janë në një dilemë të mëdha së kë të votojnë: të përkëdhelurin e z.Thaçit apo të dërguarin e z.Veselit, dhe sipas gjitha gjasave z.Thaçi përsëri do të triumfon.

Veç tjerash Naim Bazaj ka edhe përkrahje të bashkëluftëtareve të tij dhe komandanteve të Drenicës duke filluar nga Sami Lushtaku e komandant të tjerë të rëndësishëm sepse Naimi veç tjerash ishte edhe një kontribuues lirie me gjithë familjen e tij dhe ishte një komandant i shquar i UÇK-së dhe që kishte kontribuar edhe në strukturat e PDK-së me vite në Drenas dhe disaherë kishte leshuar rrugë të tjërvë vetëm që mos të përçahet PDK-ja ne Drenas.

Në anën tjetër Sejdi Hoxha është një parashutist politik që ka ardhur për llogarite e shefit dhe nuk ka asnjë kontribut të veçantë as për degën e PDK-së por as për lirinë e vendit.Ne anën tjëtër ka përdor pushtetin e tij duke i premtuar delegatve ne kembim të votes punsim ne Post,po ashtu duke përdor edhe veturat e postes ne këto zgjedhje.

Megjithatë strukturat e PDK-së janë ato që në fund do të vendosin të përkrahin njeriun e tyre. Sa i përket Kryetarit të Drenasit si duket edhe vet krerët e PDK-së e kanë kuptuar se ai tanimë ka humbur kredibilitetin për udhëheqjen e një dege partie dhe nuk do të vije në pyetje rikandidimi i tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz