back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaShqiptareZgjedhjet e pjesshme vendore në Shqipëri, deri në orën 15:00 pjesëmarrja arrin...

Zgjedhjet e pjesshme vendore në Shqipëri, deri në orën 15:00 pjesëmarrja arrin në 16.08%

Të ngjajshme

Alba e vendosur për Limin: Vetëm ky baba këtu m’zen mua

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani,...

Cilat janë përfitimet e ushtrimeve fizike jashtë në të ftohtë?

Me temperaturat e ulëta të këtij janari, tundimi për...

Po i ndjek hapat e babait, djali i Marcelos nënshkruan kontratën e parë me Realin

Dinastia e Marcelos në futboll do të vazhdojë. Kjo për...

Nis auditimi për barnat, MSh furnizon komunat vetëm 35%

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), në kuadër të zbatimit...

Djali i Maldinit zyrtarizohet te Lazio

Daniele Maldini, djali i legjendës së Milanit, Paolo Maldini...

Në Shqipëri po zhvillohen sot zgjedhjet e pjesshme vendore në pesë bashki: Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë, ndërsa sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 15:00 pjesëmarrja e përgjithshme në votime ka qenë 16.08%.

Sipas KQZ-së, pjesëmarrja paraqitet e ndryshme nga një bashki në tjetrën:

Vlorë: nga 231 qendra votimi janë raportuar 69, ku kanë votuar 5,582 zgjedhës nga 52,244 në listë, ose 10.68%.

Berat: nga 116 qendra janë raportuar 33, me 3,998 votues nga 23,933 gjithsej, që përbën 16.7%.

Cërrik: nga 57 qendra janë raportuar 10, me 1,524 votues nga 7,125 në listë, që përfaqëson 21.39%.

Mat: nga 47 qendra janë raportuar 15, me 3,278 votues nga 9,280 zgjedhës, me 35.32% pjesëmarrje – më e larta ndër pesë bashkitë.

Tepelenë: nga 21 qendra janë raportuar 7, me 1,151 votues nga 4,005 në listë, ose 28.74%.

Procesi i votimit, sipas KQZ-së, po zhvillohet normalisht në të gjitha qendrat e votimit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz