BallinaOpinioneZgjedhjet e ardhshme do të prodhojnë një katrahurë politike!

Zgjedhjet e ardhshme do të prodhojnë një katrahurë politike!

Shkruan Elhami Qeriqi

Zgjedhjet e ardhshme do t’jenë të ndikuara nga influenca e dy ideve dhe pikpamjeve të ndryshme rrethë zgjidhjes së problemit Kosovë-Serbi, nga ideja amerikane dhe ajo Evropiane.

Rënia e Qeverisë Haradinaj për shkak të një ftese nga Dhomat e Specializuara për intervist, ka qënë vetëm një alibi e rëndësishme për z. Haradinaj që vendin ta çoj në zgjedhje të parakohshme. Mirëpo, rënja e qeverisë ka ardhur më tepër si rezultat i presionit të “padukshëm” amerikan për Taksën, e cila ka bllokuar dialogun me Serbinë. Tani, zgjedhjet që priten t’mbahen në shtator apo tetor t’këtij viti do të prodhojnë një katrahurë t’vërtetë politike.

Kur mendojmë për koalicionet para dhe pas zgjedhore, dhe për rezultatin e zgjedhjeve duhet t’kemi parasysh dy fakte t’pakontestueshme;

-do të kërkohet një kryeministër në funksion të idesë amerikane të zgjedhjes së problemit shqiptaro-serb, dhe

-do të kërkohet një kryeministër në funksion të idesë gjermane dhe Evropiane, idesë së multietnicitetit të Kosovës, pra krijimin e Asociacionit, që do të defunksionalizonte shtetin e Kosovës.

Deshëm apo nuk deshëm “problemi serb” në Kosovë tashmë ekziston, atë e kemi krijuar vet duke pranuar në vazhdimësi kompromise, me të cilat minoritetin serb e kemi faktorizuar duke e bërë kategori kushtetuese, ku pa të cilët nuk lëvizim gjëkundi. Në këtë kontekst, këto zgjedhje do t’dominohen nga retorika e influencës amerikane dhe gjermane.

Të parët, amerikanët, duke thënë se të gjitha opsionet janë në tavolinë, duke përfshirë edhe korrigjimin e kufijve, amerikanët po heqin dorë nga zgjidhja e improvizuar për Kosovën, tash e 20 vite. Pra, amerikanët po e mbështesin një zgjidhje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e cila përfshinë definimin e një kufiri të qartë kombëtar e shtetëror mes Kosovës dhe Serbisë, si një zgjidhje e përhershme. Dhe kjo ide ka gjetur mbështetje sado pak.

Ndërkaq Gjermania dhe një pjesë e Bashkimit Evropian akoma po t’synojë t’ruajn Status Quo-n politike në Kosovë dhe përgjithësisht në Ballkan dhe Evrope duke investuar në idenë e multietnicitetit të shtetit të Kosovës si burim i paqes rajonale. Pra ky eksperiment 20 vjeçar, ka irrituar një pjesë të spektrit politik në Kosovë.

Tani, me të drejtë kjo ide e multietnicitetit po shihet me dyshim, tu pas parasysh që një praktikë e tillë është provuar në Bosnje, dhe rezultati i saj është Republika Serpska. Si duket gjermanët dhe një pjesë e BE-së që kanë frikë prekjen dhe rikonfigurimin e kufijve të Kosovës, dhe për këtë do t’mbështesin cilindo që është kundër idesë së korrigjimit të kufijve…

Sa i përket amerikanëve, ata duan t’çojnë përpara projektin e “korrigjimit” të kufirit Kosovë-Serbi si një zgjidhje e cila do t’rezultoj me një pako marrëveshje për problemet tjera. Aleatë i kësaj ideje është Presidenti, Thaçi si dhe një nga figurat më me ndikim politik në LDK, Lutfi Haziri, i cili ka edhe ambicje t’merr timonin e LDK-së si dhe t’jetë kandidat për Kryeministër.

Tani, sigurisht nuk do t’varet aq shumë se kush do t’fitoj zgjedhjet, se sa kush do të jetë në akord me SHBA-të.

Ne patum një Kryeministër, i cili ishte kundër mënyrës amerikane të zgjidhjes së problemit shqiptaro-serb, dhe nuk besoj se do të lejohet një i tillë për t’dyten herë.

SHBA-të nuk kanë kohë edhe aq t’mirren me Ne, përshkak të problemeve globale, si kërcënimet nga Irani, rivaliteti ekonomik e ushtarak me Kinën dhe influencën ruse kudo në Botë. Prandaj, zgjedhjet e ardhshme i shoh të ndikuar nga ky konstelacion politik.