Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka ndarë sot pamje gjatë kalimit me veturë në njërën prej urave të reja të ndërtuara mbi lumin Ibër, që lidh jugun me veriun e Mitrovicës.
Pamjet janë publikuar në Facebook, ndërsa Durmishi ka shprehur entuziazmin për përfundimin e këtij projekti infrastrukturor me rëndësi, raporton lajmi.net
“Urime Mitrovicë! Urime për të gjithë qytetarët e Kosovës! E gëzofshim urën e re”, ka shkruar ai.
Ura e re pritet të lehtësojë qarkullimin dhe të rrisë ndërlidhjen mes pjesëve të qytetit./Lajmi.net/
- Advertisement -