back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaOpinione"Zemra don' liri, liria don' hero"

“Zemra don’ liri, liria don’ hero”

Të ngjajshme

Shkruan Afrim J. Berisha

Xhevë heroina e baca Fehmi, sot u takuat prapë me shokët e luftës, ata të gjithë ju njihnin por ju… ju a i njihnit?!

Xhevë e baca Fehmi, sot ju ishit përballë tyre të njejtë si dikur, mendje mprehtë, vizionarë, t’guximshëm e plot ideal, pa të cilat Kosova nuk do çlirohej e Shqipëria nuk do bëhet. Pa m’thoni si ishin shokët tuaj… larg Xhevë e baca Fehmi laaarg, jo me trup, por larg Idealit, guximit, vizionit e sakrificës tuaj.

Gjëja më e mirë që ka mundur t’i ndodhë Drenasit është busti juaj në ballë të Drenasit, sepse sa herë qytetarët kalojnë aty do kujtohen për idealet tuaja dhe mbase një ditë do vetëdijësohen, do ju kthehen atdhedashurisë së sinqertë.

Në një këngë për ju thuhet “Zemra don’ liri, liria don’ hero”, Xhevë e baca Fehmi, zemrat tona akoma sot kërkojnë lirinë e Kosovës, por heronjtë e demokracisë nuk i gjetëm dot.

“Heronjtë” e demokracisë na e bënë më të dashur mërgimin sesa atdheun, i larguan të rinjtë nga vendi, ua bënë dashurinë për një copë vizë më të shtrenjtë sesa tokën e atdheut të tyre, tokën për të cilën ju thatë “Jam i gatshëm ta jap jetën në çdo moment”.

Kam frikë Xhevë e baca Fehmi, kam shumë frikë.., vendi po zbrazet po mbetet bosh e kjo zemër nuk po duron ta shoh Kosovën të tillë, sepse kjo nuk është Kosova që ju e deshët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz