back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeZemaj: VV s’ka besuar se do të ndodhë Pavarësia e Kosovës

Zemaj: VV s’ka besuar se do të ndodhë Pavarësia e Kosovës

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e ka mbajtur sot një konferencë për media ku ndër të tjera ka deklaruar se “Nuk gërrmohet në themelet e Kushtetutës”, duke kritikuar veprimet e Gjykatës Kushtetuese.

Këtë deklarim sot në emisionin DPT te Fidani e komentoi deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Zemaj deklaroi se ata (Lëvizja Vetëvendosje), nuk e kanë idenë se cilat janë themelet e Kushtetutës.

“Nuk munden me pasë. Ka folur në emër të Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk mund ta dinë çka janë themelet e Kushtetutës së Kosovës, kur s’kanë qenë pjesë, kanë qenë kundër”, deklaroi ai në Klan Kosova.

“Nuk kanë besuar se do të ndodhë Pavarësia e Kosovës dhe se do të ketë një Kushtetutë të re dhe se do të ketë obligime që derivojnë nga kjo Kushtetutë. Ata munden tash me folë për veprimet e tyre, për sjelljen e tyre. Por, s’mund të shkojnë aq poshtë dhe të thonë mos i shkelni themelet”.

“Ata nuk kanë besuar në këtë Kushtetutë. Nuk janë betuar herën e parë”, theksoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz