back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeZemaj paralajmëron taksë për ata që kërkojnë teste PCR për udhëtime jashtë...

Zemaj paralajmëron taksë për ata që kërkojnë teste PCR për udhëtime jashtë vendit

Të ngjajshme

Zemaj: VV s’ka besuar se do të ndodhë Pavarësia e Kosovës

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e ka...

Kush është ai? Jennifer Aniston shfaqet për herë të parë publikisht me partnerin e ri

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Jennifer Aniston, është shfaqur...

​Çifti polak po shikonte lajmet mbi dronët rusë kur njëri prej tyre qëlloi shtëpinë e tyre

Pensionisti Tomasz Wesolowski po shikonte lajme në televizion për...

Presidentja paguan rreth 15 mijë euro në vit për shkollimin fillor të vajzave të saj

Shkollimin fillor të vajzave, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

Zelensky: Duhet të krijojmë një mburojë ajrore efektive mbi Evropën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se një...

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur sot për ankesat e bashkatdhetarëve për testet PCR, që u nevojiten për të hyrë në shtetet e përëndimit. Ai ka paralajmëruar edhe vendosjen e një takse për ata që kërkojnë teste PCR për udhëtime jashtë vendit për komercializëm apo dëshirë.

Zemaj ka thënë se në vendet prej nga ata vijnë, minimumi i ditëve që duhet të presin për të bërë një test PCR për udhëtim jashtë vendit është pesë ditë dhe se duhet të paguajnë 170 deri në 300 euro, derisa në Kosovë këto teste i marrin falas në IKSHP.

“Në vendet e perëndimi prej nga vijnë ata minimum i ditëve që mund ta bëjnë një test është 5 ditë, dmth mund të ketë edhe në 10 ditë pritje. Pothuajse 70 përqind të bashkatdhetarëve i marin testet falas në IKSHP, që bëhen nga taksat tona dhe i shfrytëzojnë për udhëtime jashtë vendit. Ata që e bëjnë një test të tillë në shtetet e perëndimit paguajnë 170 euro deri në 300 euro për test për të ardh apo shkuar në ndonjë vend tjetër”, ka deklaruar Zemaj.

I pari i Shëndetësisë ka paralajmëruar vendosjen e një takse për ata që kërkojnë teste për të udhëtuar për komercializëm ose dëshirë.

“Me qenë transparent, javën e kaluar me propozim të Institutit dhe Departamentit të Mikrobiologjisë kemi autorizu zyrën ligjore që edhe ne mund të fusim një taksë për ata që udhëtojnë për komercializëm ose dëshirë, jo këta që kanë nevoja të shëndetit apo nevoja emergjente, që të shohim edhe ne ta adaptojmë një taksë sepse jemi bombardu me kërkesa për testime për udhëtime jashtë vendit dhe e cila ka kosto shumë të madhe. Cdo ditë bëhen mbi 2 mijë e 500 teste, një pjesë e të cilave për udhëtime jashtë vendit…”, ka thënë Zemaj./Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz