Kandidati për deputet nga radhët e LDK-ës, Armend Zemaj, ka premtuar më shumë investime dhe zhvillim për Deçanin, duke vlerësuar se kjo komunë është lënë pas dore në vitet e fundit.
Përmes një postimi në facebook, Zemaj ka theksuar se Deçani ka dhënë kontribut të madh në historinë e Kosovës dhe ka paguar çmim të lartë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
“Deçani nuk është vetëm vendlindja ime; Deçani është zemra e Kosovës. Përgjatë historisë, Deçani ka qenë gjithmonë në vijën e parë të sakrificës për liri dhe dinjitet shqiptar. Ashtu si e gjithë Kosova, por në mënyrë të veçantë, Deçani ka paguar një çmim të lartë për lirinë dhe pavarësinë që gëzojmë sot.
Megjithatë, në vitet e fundit, Deçani është lënë anash, është anashkaluar në investimet kapitale dhe nuk është trajtuar me vëmendjen që meriton.Ne zotohemi se, me qeverisjen e LDK-së, Deçanit do t’i kthehet vendi që i takon. Do të angazhohemi për më shumë investime, zhvillim ekonomik, infrastrukturë moderne dhe mundësi më të mira për të rinjtë dhe për të gjitha familjet deçanase. Ky është zotimi ynë si deputetë të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës: Bashkohuni me LDK-në.”, ka shkruar Zemaj./IndeksOnline/