back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeZemaj akuzon Qeverinë për dështim total në shëndetësi: Asnjë investim për Sistemin...

Zemaj akuzon Qeverinë për dështim total në shëndetësi: Asnjë investim për Sistemin Informativ Shëndetësor – 28 dhjetori dita e ndryshimit

Të ngjajshme

Krasniqi: PDK e bashkuar dhe e vendosur në prag të zgjedhjeve të së dielës

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka...

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit

Një person ka pësuar lëndime serioze si pasojë e...

Haradinaj i ashpër ndaj Speciales: Cali do ta kthejë dhimbjen në krenari, s’e lëkund kjo gjykatë raciste!

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj...
- Advertisement -

Kandidati për deputet nga LDK, Armend Zemaj, ka ashpërsuar kritikat ndaj qeverisë për gjendjen në sektorin e shëndetësisë, duke akuzuar për mashtrime, mosveprim dhe dështime të vazhdueshme gjatë katër viteve të fundit.

Gjatë një debatit, Zemaj iu drejtua ish-ushtrueses së detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha, duke theksuar se premtimet për avancimin e Sistemit Informativ Shëndetësor (SISh) kanë mbetur vetëm në letër, raporton lajmi.net

- Advertisement -

Ai kujtoi se në vitin 2023, përfaqësues të Qeverisë kishin deklaruar se po zhvillohej studimi i fizibilitetit, por sipas tij, deri në prag të vitit 2026 nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret.

“Në vitin 2023 ai mashtuesi shefi yt ka ardh dhe na ka thënë në komision jemi duk e beërë studimin e fizibilitetit. Sot jemi due hyrë në vitin 2026 anjë hap konkret nuk e keni bërë për sistemin informativ shëndetësor”, theksoi ai.

Zemaj përmendi edhe ish-ministrin Arben Vitia, duke thënë se ai kishte raportuar në komision se procesi kishte rekomandime dhe hapa konkretë për zbatim, por realiteti, sipas tij, tregon se nuk është bërë asgjë.

Ai sfidoi Gexhën që të tregojnë qoftë edhe një investim minimal të realizuar për përmirësimin e sistemit informativ shëndetësor.

“Arben Vitia se i’u kanë ndrru kësaj shpesh e s’ka pa fajë. Arben Vitia ka ardh në komision dhe ka thënë jam duke e bërë i kemi hapat konkret, i kemi rekomandimet dhe do të fillojmë, çka keni ba zero edhe vet po e thu. Tregona një investim që e keni bërë për avancimin e sistemit informativ shëndetësor. Tregon asnjë shembull, thuj 5 euro i kena çu qitu”, u shpreh Zemaj./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz