BallinaLajmeZelensky: Zgjatja e luftës në Iran është ‘puls’ për Putinin, ne mund...

Zelensky: Zgjatja e luftës në Iran është ‘puls’ për Putinin, ne mund të përballemi me mungesë raketash

Të ngjajshme

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina do të përballet me një deficit të raketave që po përdor kundër Rusisë për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.

Në një intervistë me BBC-në, presidenti ukrainas tha se Vladimir Putin dëshironte një “luftë të gjatë” midis SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, sepse kjo do ta dobësonte Kievin pasi burimet amerikane që do të drejtoheshin diku tjetër.

Zelensky pohoi gjithashtu se Presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk ishte në “asnjë anë” në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës dhe nuk donte ta “irritonte” Putinin. Zelensky u shpreh se kishte një “ndjesi shumë të keqe” në lidhje me ndikimin e konfliktit të Lindjes së Mesme në luftën në Ukrainë, duke theksuar se negociatat për paqen po shtyhen vazhdimisht.

Ai tha se situata po i shkon për shtat Putinit me rritjen e çmimeve të energjisë, gjë që është problem për Ukrainën dhe nënkupton se mund të ketë deficit raketash.

“Për Putinin, një luftë e gjatë në Iran është një plus. Përveç çmimeve të energjisë, kjo do të thotë edhe pakësim i rezervave amerikane dhe pakësim i prodhuesve të mbrojtjes ajrore. Pra, ne [Ukraina] kemi një pakësim të burimeve.”, u shpreh Zelensky.

“Amerika prodhon 60-65 raketa në muaj. Imagjinoni, 65 raketa në muaj janë rreth 700-800 raketa në vit, të prodhuara çdo vit. Dhe në ditën e parë të luftës në Lindjen e Mesme, u përdorën 803 raketa.”, shtoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz