BallinaLajmeZelensky uron Ramën pas rizgjedhjes si kryeministër: Suksese në rrugën drejt BE-së

Zelensky uron Ramën pas rizgjedhjes si kryeministër: Suksese në rrugën drejt BE-së

Të ngjajshme

Skuadra nga Serie A shpreh interesim për Dion Gallapenin

Skuadra e Atalantas ka shprehur interesim për mbrojtësin kosovar,...

Kompania e ujësjellësit të Prishtinës: Janë 45 milionë borxh ndaj nesh

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se konsumatorët...

Pas votimit të qeverisë në Parlament, Kryeministri Edi Rama ka marrë urimet e para nga liderët ndërkombëtarë. Ndër ta, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar Ramën përmes një postimi në rrjetin social “X”.

“Urime për @ediramaal për rizgjedhjen si Kryeministër i Shqipërisë. Mezi pres të vazhdojmë dialogun tonë të shkëlqyer dhe të punojmë së bashku për të siguruar paqe dhe stabilitet afatgjatë në të gjithë Evropën”, ka shkruar Zelensky.

Në mesazhin e tij, presidenti ukrainas i ka uruar Ramës sukses në përmbushjen e objektivave të qeverisë shqiptare, përfshirë integrimin evropian të vendit.

“I uroj Kryeministrit Rama çdo sukses në realizimin e planeve të tij ambicioze për Shqipërinë, përfshirë rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Së bashku do të forcojmë vlerat tona të përbashkëta dhe do të punojmë për një të ardhme të sigurt e të begatë në një Evropë të bashkuar dhe të fortë”, përfundon mesazhi i Zelensky-t.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz