back to top
Thursday, September 25, 2025
BallinaLajmeZelensky: Trump mbështet sulmet hakmarrëse ndaj energjisë ruse

Zelensky: Trump mbështet sulmet hakmarrëse ndaj energjisë ruse

Të ngjajshme

Presidenti i Jemenit bën thirrje për koalicion ndërkombëtar kundër grupit Houthi

Rashad Mohammed Al-Alimi, presidenti i njohur ndërkombëtarisht i Jemenit,...

Drenica merr tre pikë në udhëtim ndaj Gjilanit

Drenica po vazhdon me rezultate pozitive. Skuadra e drejtuar nbga...

Drenica fiton në Gjilan, Malisheva mposht Ferizajn

Drenica ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Gjilanit në...

Ish-futbollisti i Manchester United rrezikon burgun

Ish-futbollisti i Manchester United, Anderson mund të përfundoj në...

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se presidenti amerikan, Donald Trump, i ka thënë atij se Kievi mund të përgjigjet ndaj sulmeve të Rusisë ndaj infrastrukturës së energjisë duke vepruar po njësojë, teksa Ukraina po vazhdon operacionet ndaj rafinerive ruse.

“Nëse ata sulmojnë energjinë tonë, presidenti Trump mbështet që edhe ne të përgjigjemi me [sulme ndaj] energjisë”, tha Zelensky në një intervistë për Axios, të publikuar më 25 shtator.

Ai shtoi se Trump po ashtu ka dhënë dritën e gjelbër për sulme hakmarrëse ndaj fabrikave ushtarake të Rusisë. Megjithatë, Zelensky sugjeroi se këto objekte mund të jenë më të vështira që të goditen për shkak se kanë nivel të lartë të mbrojtjes.

Deklaratat e Zelenskyt vijnë disa ditë pasi ai bisedoi me Trumpin në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork më 23 shtator.

Takimi u pasua nga një ndryshim i papritur i qëndrimit të Trumpit, kur ai tha se Ukraina mund të rimarrë kontrollin e kufijve të saj “me kohë, durim dhe mbështetje financiare të Evropës dhe, veçanërisht, të NATO-s”.

“[Presidenti rus, Vladimir] Putin dh Rusia janë në telashe TË MËDHA”, shkroi Trump në Truth Social, duke sugjeruar se problemet ekonomike ishin një nga arsyet se pse ai shprehu besim në aftësitë e Ukrainës.

Kremlini e mohoi këtë pretendim më 24 shtator, edhe pse e pranoi se “po, Rusia po përballet me disa tensione dhe probleme në disa sektorë të ekonomisë”.

Zelensky tha se i ka thënë Trumpit se Ukraina ka dronë që mund të arrijnë thellë në territorin rus.

Kievi ndërkaq së voni po vazhdon sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës. Një ditë pas takimit të Zelenskyt me Trumpin, Ukraina sulmoi kompleksin e naftës Salavat, që është një ndër më të mëdhenjtë në Rusi.

Salavat gjendet rreth 1.500 kilometra larg nga vijat e frontit në Ukrainë./REL/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz