back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaBotëZelensky thotë se me kryeministrin britanik diskutuan rezultatet e mundshme të takimit...

Zelensky thotë se me kryeministrin britanik diskutuan rezultatet e mundshme të takimit Trump-Putin

Të ngjajshme

​Arrestimet nga Serbia, reagon KMDLNJ: Po bëhen në bazë të reciprocitetit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive...

​Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 84 të burgosur lufte nga secila palë

Ukraina dhe Rusia njoftuan një shkëmbim tjetër të të...

Fjalët e perandorit Justinian zbulojnë vitin kur e ndërtoi bazilikën në qytetin e lashtë në Dardani

Gërmimet e sivjetme të arkeologëve në Parkun Arkeologjik Ulpiana,...

Newcastle po i shpenzon paratë e Isakut? Arrin marrëveshje me yllin e Aston Villas

Skuadra e Newcastle Unitedit ka arritur marrëveshje me futbollistin...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua sot me kryeministrin britanik Keir Starmer në Downing Street në Londër.

Zelensky tha se diskutoi me Starmer garancitë e sigurisë, si dhe rezultatet e mundshme të takimit Trump-Putin në Alaskë.

“Diskutuam pritshmëritë nga takimi në Alaskë dhe perspektivat e mundshme. Diskutuam gjithashtu në detaje garancitë e sigurisë që mund ta bëjnë paqen vërtet të qëndrueshme nëse Shtetet e Bashkuara arrijnë të ushtrojnë presion mbi Rusinë për t’i ndaluar vrasjet dhe për ta angazhuar në një diplomaci të vërtetë dhe kuptimplotë”, tha Zelensky në një deklaratë pas takimit.

“Është e rëndësishme që të mund të punojmë së bashku brenda koalicionit të atyre që janë të gatshëm për të arritur formate efektive sigurie”, shtoi presidenti ukrainas. “Ukraina do të mbetet e fortë pavarësisht se si zhvillohet situata”.

Një zëdhënës i Downing Street tha se liderët kishin një mëngjes privat ku “ranë dakord se ka pasur një ndjenjë të fuqishme uniteti dhe një vendosmëri të fortë për ta arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë” gjatë takimeve virtuale të djeshme me presidentin amerikan Donald Trump dhe liderët europianë.

“Më pas ata shikuan përpara drejt bisedimeve të nesërme midis Presidentit Trump dhe Presidentit Putin në Alaskë, të cilat paraqesin një mundësi të vlefshme për të bërë përparim për sa kohë që Putin ndërmerr veprime për të dëshmuar se është serioz për paqen”, shtoi zëdhënësi. “Ata ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë në ditët në vijim”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz