back to top
Wednesday, August 13, 2025
BallinaLajmeZelensky shkon në Berlin për takim online me Trumpin dhe udhëheqësit europianë

Zelensky shkon në Berlin për takim online me Trumpin dhe udhëheqësit europianë

Të ngjajshme

Largohet terasa ilegale e kafiterisë së Milan Radojiçiqit

Sot gjatë ditës me kërkesë të Komunës së Mitrovicës...

Zjarr i përmasave të mëdha në Kanada, nis evakuimi i banorëve

Alarm evakuimi është lëshuar për mijëra njerëz pas shpërthimit...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky udhëtoi për në Berlin të mërkurën për një takim virtual të organizuar nga Gjermania me presidentin amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit europianë, dy ditë para se presidenti amerikan të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në Alaska.

Udhëheqësit europianë po përpiqen t’i bëjnë të qarta rreziqet që vijnë nga komprometimi i interesave të Kievit në samitin e parë mes SHBA-së dhe Rusisë që nga viti 2021, shkruan Reuters.

Trump ka thënë se bisedimet në Alaskë do të jenë një takim eksplorues, ndërsa ai synon një armëpushim në luftën e Moskës ndaj Ukrainës. Javën e kaluar, ai kishte deklaruar — për shqetësim të madh në Kiev dhe Europë — se çdo marrëveshje do të përfshinte ‘disa shkëmbime territoresh’.

Zelenskiy do të takohet me kancelarin gjerman Friedrich Merz përpara një video-konference me udhëheqësit e Gjermanisë, Finlandës, Francës, Britanisë, Italisë, Polonisë dhe Bashkimit Europian në orën 14:00, sipas kohës lokale, thanë organizatorët. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte gjithashtu do të marrë pjesë.

Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance do t’i bashkohen kësaj bisede në orën 15:00, sipas kohës lokale.

- Advertisement -

Të Fundit