Zelensky sanksionon ish-zëdhënësen e tij, Yuliia Mendel

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka vendosur sanksione ndaj ish-zëdhënëses së tij, Yuliia Mendel, e cila është përfshirë në mesin e 10 shtetasve ukrainas dhe rusë të sanksionuar nga Kievi për përhapje të dezinformatave dhe propagandës ruse.
Sipas Presidencës së Ukrainës, Zelensky më 13 shtator miratoi vendimet e Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes për vendosjen e sanksioneve ndaj individëve dhe kompanive të ndryshme, raporton Reuters.
Në mesin e të sanksionuarve është edhe Yuliia Volodymyrivna Mendel, 40 vjeçe, e cila shërbeu si zëdhënëse e Zelenskyt gjatë viteve të para të presidencës së tij.

Lexo edheZelensky mesazh Rusisë: Nëse sulmoni, do merrni të njëjtën përgjigje
Paketat e reja të sanksioneve përfshijnë gjithashtu 20 anije të lidhura me të ashtuquajturën “flota në hije” të Rusisë, si dhe 29 shtetas dhe 29 kompani ruse të lidhura, sipas Kievit, me industrinë ushtarake dhe zinxhirët e furnizimit për prodhimin e raketave e dronëve.
Autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se masat synojnë të godasin rrjetet ekonomike, logjistike dhe propagandistike që, sipas tyre, mbështesin luftën dhe kapacitetet ushtarake të Rusisë.














