Zelensky me akuza ndaj Rusisë: Kërkojnë leje nga ne për paradën dhe më pas të vazhdojnë të vrasin njerëz
dp

Lexo edheSafet Gjici ‘humb betejën’ në Kushtetuese, rrëzohet kërkesa për pafajësi

Në një mesazh të publikuar së fundmi, Zelensky tha se Moska kërkon “leje” nga Ukraina për të zhvilluar paradën në Sheshin e Kuq dhe më pas të vazhdojë sulmet.
“Rusia kërkon lejen tonë për të bërë paradë në Sheshin e Kuq për një orë dhe më pas të vazhdojë të vrasë njerëz”, deklaroi presidenti ukrainas.
Ai e cilësoi logjikën e udhëheqjes ruse si “të çuditshme dhe të papranueshme”.
Zelensky tha gjithashtu se Ukraina kishte propozuar armëpushim, por sipas tij Rusia është përgjigjur me sulme dhe kërcënime.

Lexo edheSafet Gjici ‘humb betejën’ në Kushtetuese, rrëzohet kërkesa për pafajësi
Presidenti ukrainas u bëri thirrje edhe liderëve të vendeve që planifikojnë të marrin pjesë në festimet e 9 Majit në Moskë që ta “mendojnë edhe një herë” pjesëmarrjen e tyre.
9 Maji në Rusi shënon përvjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore dhe festohet çdo vit me paradë ushtarake në Sheshin e Kuq në Moskë.