BallinaLajmeZelensky i gatshëm për marrëveshje, senatori amerikan: Ditë të mira janë përpara

Zelensky i gatshëm për marrëveshje, senatori amerikan: Ditë të mira janë përpara

Senatori republikan, Lindsey Graham, i cili ishte jashtëzakonisht kritik ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas përplasjes në Shtëpi të Bardhë me presidentin e ShBA-së Donald Trump, është ndër të parët që ka reaguar pozitivisht për qëndrimin e fundit të kreut të shtetit ukrainas, i cili u shpreh i gatshëm për arritjen e marrëveshjes.

Ndër të tjera, Zelensky u shpreh që ishte për të ardhur keq ajo që ndodhi në Shtëpi të Bardhë.

Senatori Graham, ia bëri një “like” për qëndrimin e Zelenskyt dhe ka thënë se “Ditë të mira janë përpara”.

Pas përplasjes në Shtëpi të Bardhë, Graham kishte sugjeruar edhe largimin e Zelenskyt nga presidenca, në mënyrë që t’i hapej rrugë rivendosjes së kontakteve SHBA-Ukrainë.

- Advertisement -