Tuesday, July 15, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditZelensky falënderon Trumpin për armët amerikane: Po koordinojmë hapat

Zelensky falënderon Trumpin për armët amerikane: Po koordinojmë hapat

Të ngjajshme

Dimitrov: Atë që siguruam me Marrëveshjen e Prespës, BE-ja lejoi të sulmohet nga Bullgaria

“Evropa duhet të jetë një partner i qëndrueshëm, konsistente dhe parimor,...

Britney Spears ka birësuar një fëmijë?

Britney dhe postimet e saj të çuditshme në Instagram...

I riu nga Rahoveci humb jetën në bregdetin shqiptar

20 vjeçari nga Rahoveci Anid Samir Hoxha ka humbur...

Trump vendos tarifë prej 17% për domatet nga Meksika

Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump,...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi të hënën se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin amerikan, Donald Trump, pas shpalljes nga ky i fundit të një pakete të re ndihme ushtarake për Ukrainën.

“Ishte një bisedë shumë e mirë. E falënderova për gatishmërinë e tij për të mbështetur Ukrainën dhe për të punuar së bashku për të ndalur vrasjet dhe për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme,” shkroi Zelensky në Telegram.

Sipas presidentit ukrainas, ai dhe Trump ranë dakord të komunikojnë më shpesh dhe të vazhdojnë koordinimin për hapat e mëtejshëm në drejtim të paqes, shkruan Reuters.

Ndërkohë, nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Trump deklaroi se është i zhgënjyer nga Presidenti rus Vladimir Putin, duke kritikuar vazhdimin e sulmeve ajrore ruse ndaj qyteteve ukrainase. Ai njoftoi se miliarda dollarë ndihmë ushtarake amerikane do t’i dërgoheshin Ukrainës, përfshirë sistemet moderne të mbrojtjes ajrore Patriot, që Kievi i ka kërkuar me ngulm prej muajsh.

Trump shtoi se do të vendosë sanksione të reja ndaj vendeve që blejnë eksporte ruse, përveç nëse Rusia pranon një marrëveshje për paqe. Megjithatë, këto masa do të kenë një afat 50-ditor përpara se të hyjnë në fuqi – një dritare për negociata.

- Advertisement -

Të Fundit