BallinaLajmeZeka: Sami Lushtaku i tha Rugovës se nëse vjen të varri i...

Zeka: Sami Lushtaku i tha Rugovës se nëse vjen të varri i Adem Jasharit të vrasë!

Të ngjajshme

Marrëveshja e 14 marsit, ndërkombëtarët vizitojnë Mitrovicën e Veriut

Pak javë pas marrëveshjes rreth Ligjit për të Huajt,...

Çitaku i drejtohet Kurtit: Kush ka marrë para nga Serbia Albin, nxirri emrat, nxirri faktet

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i...

Zviceranët hanë mesatarisht më shumë se 23 kg djathë në vit

Zviceranët po hanë më shumë djathë. Konsumi total u...

Atletiko Madrid ia rrëmben Atalantas edhe një futbollist

Pas Ademmola Lookman, Atletiko Madrid ia ka rrëmbyer Atalantas...

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka folur për raportet e tij me presidentin e ndjerë të vendit, Ibrahim Rugova.

Zeka ka thënë në emisionin “Pressing”, se Rugova e kishte përzgjedhur për drejtor të Radiotelevizionit të Kosovës.

Ai po ashtu ka deklaruar se me ish-kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka pasur shumë takime.

“Në vizitën e parë zyrtare në jetën e tij, ka ardhur në Oslo, te unë, në vitin 1990 apo 91”, ka treguar Zeka.

“E kam takuar me personalitetet më të larta norvegjeze”, ka bërë të ditur deputeti i Kuvendit të Kosovës.

“Prej Oslos kemi shkuar në Stokholm. Ishte hera e parë që presidenti Rugova takonte një personalitet aq të lartë sa ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margaretha af Ugglas”, ka kujtuar Zeka.

“Unë kam qenë përkthyes. Rugova deklaroi: Ose do ta ndihmoni popullin tim për t’u çliruar nga Serbia, ose do të bëhet bazeni i gjakut deri në gju”, ka treguar Zeka.

Sipas Zekës, Rugova ka qenë shumë “radikal”. Ai ka akuzuar rrethin e Rugovës se e kanë dëmtuar presidentin e ndjerë.

“Këta zhapinat, hardhucat, që i ka pasur rreth e rreth vetes, që gjysma kanë qenë njerëz të UDB’së, e kanë shafitur Rugovën”, është shprehur ai.

Ai ka folur edhe për mos shkuarjen e Rugovës të varri i Adem Jasharit.

Sipas tij, atij i kanë se mund të vritej nëse e kalon “Kronin e Mbretit”.

“Sami Lushtaku i ka thonë nëse kalon Kronin e Mbretit të vraj. Qështu kam dëgju. Baci Rifat i ka qu fjalë dhe i ka thonë të pres…”, ka thënë Zeka. /Ballkani.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz