BallinaLajmeZeka: Masat e prezantuara nga Qeveria e Kosovës pritet të ndikojnë në...

Zeka: Masat e prezantuara nga Qeveria e Kosovës pritet të ndikojnë në rritjen e eksportit me SHBA-në dhe BE-në

Të ngjajshme

Vedat Muriqi i prin sulmit të Mallorcas në ndeshjen e rëndësishme ndaj Elches

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Elche CF...

Franko Foda ndjek nga afër ndeshjen e Superligës

Selektori i Kosovës, Franco Foda ka zbarkuar në vendin...

Edi Rama ia beson një detyrë të re Elisa Spiropalit

Asambleja e Partisë Socialiste, e cila u mbajt paraditen...

Nëse vazhdon rritja e çmimit të naftës, Edi Rama paralajmëron uljen e akcizës

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama tha se...

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka gjatë prezantimit të masave nga Qeveria tha se këto do të ndikojnë edhe më tej në rritjen e eksportit me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

Zeka është shprehur se deri në fund të vitit eksportet do të janë 150 milionë euro.

“Si Odë Amerikane meqenëse kemi fokus kryesor fuqizimin e aktiviteteve ekonomike ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës, jam i lumtur të them që eksporti drejt SHBA-së ka shënuar rritje të jashtëzakonshme në tre vjetët e fundit prej më pak se 3 milionë dhe besoj mbi 150 milionë euro në fund të këtij viti. Këto masa të cilat po propozohen sot me objektiva të qarta që është po ashtu rekomandim i Odës Amerikane, besoj që do të ndikojnë edhe më tej në rritjen e eksportit jo vetëm drejt SHBA-së, por edhe vendeve të tjera të BE-së”, tha Zeka, përcjell Telegrafi.

Kryeministri Albin Kurti theksoi se ekonomia e vendit ka përjetuar një rritje me rreth 10 për qind.

Ai para odave ekonomike, foli edhe për rritjen dhe zhvillimin e prodhimtarisë, që siç është shprehur ai është motori kryesor i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të një vendi. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz