back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaBotëZëdhënësi i Netanyahut fshin videon e rreme të vitit 2018 pasi u...

Zëdhënësi i Netanyahut fshin videon e rreme të vitit 2018 pasi u demantua nga BBC-ja

Të ngjajshme

Konjufca tregon pse nuk u arrit ndonjë koalicion me opozitën për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për...

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një...

Tahiri: Në garën për Mitrovicën nuk isha me Faton Pecin, por me Albin Kurtin

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)...

Televizioni publik britanik, BBC, e ka demantuar një zëdhënës të kryeministrit Izraelit, Benjamin Netanyahu, rreth një videoje që ai e ka shpërndarë në rrjetet sociale, duke pretenduar se paraqet raketa të hedhura nga Gaza.

Ky zëdhënës shpërndau një video në Twitter për të cilën pretendoi se shihen raketat e Hamasit të hedhura nga zonat e populluara.
“Një e treta e këtyre 250+ raketave ranë brenda Rripit të Gazës, duke vrarë palestinezë”, shkroi në përshkrimin e videos zëdhënësi i Netanyahut, Ofir Gendelman.

Megjithatë, videoja është e vjetër dhe pamjet janë nga Siria, jo nga Gaza, raporton BBC-ja.

Videoja ishte incizuar gjatë një operacioni të forcave qeveritare siriane kundër rebelëve në qytetin Deraa më 2018.

Vetë Twitter-i ia vendosi shenjën e “medias manipuluese” këtij postimi, duke shtuar edhe linqe për kontrollimin e fakteve, të cilat dëshmonin se videoja ishte nga lufta e Sirisë. Pas kritikave, Gendelman e fshiu postimin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz