back to top
Tuesday, December 9, 2025
BallinaLajmeZbulohet si e deshifroi FBI gjurmën e dheut me skenën e sulmit...

Zbulohet si e deshifroi FBI gjurmën e dheut me skenën e sulmit terrorist në Ibër Lepenc

Të ngjajshme

Zyrtari i DASH-it takohet me kryetarin e KQZ-së, biseduan për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka...

Bleona Qereti shfaqet në ballinën e prestigjiozes “Vogue”

Bleona Qereti ka bërë një arritje të madhe në...

Shqiptari shpallet në kërkim nga Gjermania, akuzohet për therjen e një 37-vjeçari

Autoritetet gjermane kanë shpallur në kërkim 40-vjeçarin shqiptar Qazim...

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, zyrtari i DASh-it po qëndron në Kosovë, shkon për vizitë në KQZ

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ditën...

Byroja Federale e Hetimeve në SHBA (FBI), ka ndihmuar Kosovën në hetimet për kapjen e të dyshuarve të sulmit në kanalin e Ibër Lepencit, që ndodhi më 29 nëntor 2024.

Në aktakuzën për tre të dyshuarit e sulmit me bombë ndaj kanalit të Ibër-lepencit, përfshihet raporti i ekspertimit gjeologjik i FBI-së i mostrave të dheut të çizmeve të sekuestruara në shtëpinë e të pandehurve, vëllezërve Jovan dhe Dragisha Viçentijeviq në Zubin Potok dhe në fshatin Prevllak të po kësaj komune, transmeton Klankosova.tv.

“Gjendja faktike e përshkruar si në këtë aktakuzë vërtetohet qartazi edhe nga Raporti i ekspertimit gjeologjik i FBI-së i mostrave të dheut të çizmeve të sekuestruara në shtëpinë e të pandehurve, vëllezërve Viçentijeviq në Zubin Potok dhe në fshatin Prevllak të po kësaj komune”.

“Më datë 30.11.2024, së bashku me mostrat referente të dheut të siguruara nga ekspertët e Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve të Byrosë Federale të Hetimeve, të marra në vendin e ngjarjes (fshati Varagë, Zubin Potok si dhe tek shtëpia e tyre në fshatin Prevllak, nga të cilat mostra qartazi vërtetohet se në mes të dheut të marrë nga çizmet e të pandehurve Jovan dhe Dragisha Viçitijeviq dhe mostrave të dheut të marra nga vendi i ngjarjes, më konkretisht në kanalin “Ibër Lepenc”, nuk ka dallueshmëri, për sa i përket strukturës, ngjyrës dhe përbërjes së dheut, çka vërteton se të pandehurit kanë kryer aktin terrorist ndaj kanalit “Ibër Lepenc””, thuhet në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ndërkaq, i dyshuari kryesor ishte kolonel serb, i rekrutuar nga shërbimi sekret i Serbisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz