BallinaLajmeZbulohet se sa veteranë saktësisht marrin paga nga shteti

Zbulohet se sa veteranë saktësisht marrin paga nga shteti

Të ngjajshme

Ministri Muja paralajmëron reforma në sigurinë ushqimore sipas standardeve evropiane

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, brenda këtij...

Haradinaj nga Gllogjani: Epilogu i luftës rezultoi me fitoren e shqiptarëve

Në 28-vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit”, komandanti i Zonës...

Rritet sërish çmimi i naftës/ Tejkalon 100 dollarë për një fuçi, pas deklaratave kontradiktore për luftën

Nafta i është rikthyer përsëri shtrenjtimit në tregjet ndërkombëtare...

Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, Rama takohet me Gashanin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është takuar sot me...

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është duke paguar pensionet për rreth 40 mijë veteranë të UÇK-së.

Kjo shifër është bërë e ditur në raportin e punës së zëvendësministrit të punës Abdyl Imeri, të cilin ai e ka dorëzuar tek kryeministrit Ramush Haradinaj, raport të cilin ky i fundit ua kishte kërkuar zv.ministrave.

Sipas tabelës të cilën e ka dorëzuar zv. ministri tek Kryeministri janë 38 mijë e 253 veteranë që marrin pensionin dhe 1 mijë e 663 familje të tyre.

Në këtë skemë janë të përfshirë edhe 2 mijë e 469 familje të dëshmorëve; 5 mijë e 220 familje të viktimave civile; 437 familje të të zhdukurve; 178 familje të invalidëve të luftës pas vdekjes; 125 familje të invalidëve civil pas vdekjes; 2 mijë e 254 invalid civil të luftës; 3 mijë e 544 invalid të UÇK-së; 83 kujdestar për invalid të luftës dhe 45 kujdestarë për invalid civil.

Rritja e numrit të veteranëve përveç që ka ngarkuar buxhetin e shtetit, ka nxitur reagime edhe te veteranët e vërtetë të cilët ankohen se ky manipulim, ka bërë që kontributi i tyre në luftë të dëmtohet nga disa që nuk kanë qenë në luftë fare. /kallxo/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz