back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeZbulohet se çfarë u ka thënë Macron, Thaçit e Vuçiqit, prapa dyerve...

Zbulohet se çfarë u ka thënë Macron, Thaçit e Vuçiqit, prapa dyerve të mbyllura për kufijtë

Të ngjajshme

Polonia: Shtatë dronë dhe pjesë të një rakete janë gjetur deri tani

Shtatë dronë dhe “mbetje të një rakete” janë gjetur...

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në...

Shqipëria aranzhon një miqësore para ndeshjes me Serbinë!

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në...

ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) ka realizuar auditimin...

Drejtori i think-tankut ESI ( Iniciativa Evropiane për Stabilitet), Gerlad Knaus, ka folur rreth samitit të djeshëm në Berlin.

Ai thotë e prapa dyerve të mbyllura, presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka treguar se është në një linjë me kancelaren Merkel sa i përket idesë për korrigjim të kufijve.

Knaus thotë se Makron ua ka bërë të qartë liderëve të Ballkanit, se nuk duhet të ketë kufij në linja etnike, dhe se në Ballkanin Perëndimor duhet ruajtur multietniciteti.

“Mesazh i fortë në darkën prapa dyerve të mbyllura nga presidenti Makron për liderët e Ballkanit në Berlin: Nuk duhet të ketë ndryshim të kufijve në baza etnike. Multietniticeti duhet të ruhet në Ballkan. Gjë shumë e mirë. Kjo e bën takimin të vlefshëm”, ka shkruar Knaus, raporton Gazeta Express.

Para se të fillonte samiti i Berlinit, është thënë që Merkel do të provojë që të bind edhe Macronin që të jetë në një  linjë për idenë e ndryshimit të kufijve, pasi që mendohej që në Francë ekzistonte një llojë simpatie për një ide të tillë, pas një lobimi që kishte bërë Bernard Kouchner.

Kundër një ideje të tillë për korrigjim të kufijve, është pothuajse edhe i gjithë Bundestagu gjerman.

Një deputet i CDU-së, Michael Brand, ka drejtuar kritika të ashpëra në drjetim të Federica Mogherinit dhe Johanes Hahnit, për mbështetjen që i kanë dhënë një ideje të tillë.

Sipas tij ata që nuk kundërshtojnë korrigjimin e kufijve, mbajnë përgjegjësi automatikisht nëse nxitet një luftë e re në  Ballkan./GazetaExpress/

Strong message at dinner behind closed doors from President Macron to Balkan leaders in Berlin: there must be no ethnic border changes. Multiethnicity must be defended in Western Balkans. Very good! This alone makes meeting worthwhile. @ecfr @Andric1961 @BalkanInsight— Gerald Knaus (@rumeliobserver) April 29, 2019

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz