back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeZbulohet pse Trump e ka emëruar Grenellin si emsiar për dialogun Kosovë-Serbi

Zbulohet pse Trump e ka emëruar Grenellin si emsiar për dialogun Kosovë-Serbi

Të ngjajshme

Fury thotë se “Mbreti” duhet të rikthehet në fronin e tij

Boksieri britanik Tyson Fury ka lënë të kuptohet se...

Nesër nis procesi gjyqësor për rezervat shtetërore

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 10 dhjetorin, si...

Fury thotë se “Mbreti” duhet të rikthehet në fronin e tij

Boksieri britanik Tyson Fury ka lënë të kuptohet se...

Zjarr në një market në Tophane të Prishtinës

Një zjarr ka kapluar marketin “Viva Fresh Store” në...

Musliu: Sulmi në Ibër-Lepenc u krye nga shërbimet sekrete serbe

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar pas publikimit...

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, është emëruar si emisar i preisdnetit të SHBA’së, Donald Trump për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë një emërim i tillë ka ngjallur habi tek shumë ekspertë e ish-diplomatë, pasi që pak ditë më parë, Sekretari Amerikan, Mike Pompeo, ka emëruar Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor dhe për bisedimet Prishtinë Beograd.

Megjithatë një diplomat i ka thënë gazetës serbe “Danas”, se Trump ka emëruar Richard Grenell në postin e të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi duke qenë se ka besim shumë të madh në të, derisa Palmerin nuk e konsideron si njeri të afërt edhe përkundër faktit që është një njohës i jashtëzakonshëm i situatës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Palmer është njohës i jashtëzakonshëm i situatës në rajon, përfshirë edhe Kosovën. Por ai nuk është pjesë e rrethit të ngushtë të Donald Trump, dhe konsiderohet një politikan i një epoke të kaluar. Prandaj Grenell do të trajtojë vetëm çështjen e Kosovës, ndërsa Palmer do të përqendrohet edhe në çështjet me të cilat ballafaqohet Ballkani në tërësi, siç është përmirësimi i sigurisë dhe zvogëlimit të ndikimit rus”, ka thënë ky diplomat për ‘Danas’, transmeton Gazeta Express.

Sipas këtij diplomati, Trump me emërimin e Grenell, ka dashur që të sigurohet 100 për qind se interesi i Shtëpisë së Bardhë do të respektohet në vazhdimin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

Ndërkohë nga Departamenti Amerikan i Shtetit kanë thënë se “Palmer dhe Grenell do të punojnë ngusht për të arritur marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Lidhur me emërimin e Richard Grenell ka pasur edhe reagime nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka zhvilluar një bisedë telefonike me Grenell.

Ka reaguar edhe Aleksander Vuçiq, i cili gjithashtu ka zhvilluar një bisedë telefonike me të emisarin e Trumpit.

Vuçiq ka thënë se është ndjerë i suprizuar pas këtij emërimi, megjithatë ka thënë se mbetet të shihet se çfarë do të ndodh në ditët në vazhdim.

Megjithatë profesori i Universitetit të Grazit që është njohës i rajonit të Ballkanit Perëndimor, Florian Bieber, e ka cilësuar si një lajm të keq emërimin e Richard Grenell. I habitur është ndjerë edhe gazetari britanik, Tim Judah, ndërkohë ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, e ka cilësuar si një vendim bizar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz