BallinaSportZbulohet përfundmisht kundërshtari i radhës i Anthony Joshuas

Zbulohet përfundmisht kundërshtari i radhës i Anthony Joshuas

Të ngjajshme

Inter përballë testit të madh në Como: Luftë për kreun dhe Champions-in

Inter Milan udhëton drejt Como 1907 në një përballje...

Ndërron jetë pjesëtari i Policisë së Kosovës nga Drenasi

Ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë pjesëtari...

E rëndë, vdes 3-vjeçari pasi bie nga ballkoni i ndërtesës në Vlorë

Një fëmijë trevjeçar ka vdekur, pasi dyshohet se ka...

Presidenti iranian flet në telefon me Putinin: Marrëveshja s’është e pamundur

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian ka zhvilluar një bisedë telefonike...

Bob Arum, një nga promotorët më të rëndësishëm të boksit, ka konfirmuar sot se është arritur marrëveshja mes boksierit britanik Anthony Joshua dhe atij neo-zelandez Joseph Parker për t’u përballur mes tyre, sfidë që do të zhvillohet më 31 mars në Britaninë e Madhe (në Kardif).

Jo vetëm kaq, por palët kanë gjetur marrëveshjen edhe për sa i përket të ardhurave që dy boksierët do të përfitojnë nga kjo përballje, që unifikon titujt kampionë bote në peshat e rënda. Joshua do të marrë 66.6% të fitimit, ndërsa Parker 33.3% të të ardhurave.

“Mendoj se ka qenë një marrëveshje e mirë financiare edhe për shkak se Joshua mban dy tituj kampionë bote (IBF dhe ËBO), ndërsa Parker një (ËBA). Unë besoj se së shpejti do të kemi zyrtarizimin e këtij dueli. Parker ka shumë shanse për ta fituar këtë sfidë edhe pse Joshua është favorit, ndaj besoj se do të jetë një përballje e fortë”, u shpreh Bob Arum, që i ka befasuar të gjithë me këtë deklaratë, shkruan Telesport.

Palët kishin kohë që bisedonin për një marrëveshje, por nuk gjenin gjuhën e përbashkët për sa i përket të ardhurave, por tashmë duket se gjithçka është gati.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz