Zbulohet një xhami e shekullit 7 në Izrael
BILLI
Lexo edheDel video tjetër nga festat e çmendura të Trump: I rrethuar nga vajza me miliarderin e akuzuar për pedofili
Arkeologët kanë zbuluar në Izrael mbetjet e një prej xhamive më të vjetra rurale në botë, e ndërtuar në një kohë kur Islami arriti në Tokën e Shenjtë.
Xhamia, e cila është zbuluar në prag të ndërtimit të ri në qytetin beduin Rahat në shkretëtirën Negev, ishte ndërtuar në shekullin 7 apo 8, raporton Reuters.
“Ekzistojnë xhami të mëdha për të cilat dihen se ekzistojnë nga ajo periudhë në Jerusalem dhe Mekë, por rrallë gjendet një tempull i lashtë islam, i cili ka të ngjarë të bëjë pjesë në një bashkësi të fermerëve lokalë”, tha Gedeoni Avni nga Autoriteti për Antikitete.
Lexo edheDel video tjetër nga festat e çmendura të Trump: I rrethuar nga vajza me miliarderin e akuzuar për pedofili
“Kjo është një nga xhamitë më të vjetra të njohura që nga ardhja e Islamit në Izrael, pas pushtimit arab në vitin 636,” tha Avni.
“Zbulimi i xhamisë antike është një kontribut i rëndësishëm në studimin e historisë gjatë kësaj periudhe të trazuar”, shtoi ai.