Zbulohet misteri i “Vrimës në fund të botës”, pse u formua dhe ç’ka në brendësi
BILLI

Lexo edheShkenca habit botën, floriri nuk është metali më i shtrenjtë në botë, renditja …

Një grup shkencëtarësh rusë kanë zbuluar origjinën e kraterit misterioz të formuar në vitin 2014 për arsye të panjohura deri tani.
E njohur si “Vrima në fund të botës” ajo është e vendosur në Gadishullin Yamal në Siberinë veriore dhe me sa duket ishte rezultat i një aktiviteti të pazakontë në Tokë.
Krateri i saj, pas disa teorive, është formuar për shkak të një kriuolokanizmi në Tokë.
Hulumtimi i botuar në Raportet Shkencore tani tregon se origjina e këtij krateri të veçantë është rezultat i fundosjes së një masivi dheu, por që poshtë tij ndodhej një liqen i akullt.

Lexo edheShkenca habit botën, floriri nuk është metali më i shtrenjtë në botë, renditja …
Në raport thuhet se me ardhjen e ngrohjes globale, liqeni i akullt është shkrirë duke krijuar fundosjen dhe duke i dhënë formën e një vrime.
Duke qenë se askush nuk e di gjatësinë e saj, ata e kanë quajtur “Vrima në fund të botës”.