BallinaShowBizZbulohet lista e konkurrentëve të “Ferma VIP 3”

Zbulohet lista e konkurrentëve të “Ferma VIP 3”

Të ngjajshme

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Nesër vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt

Gjatë ditës së nesërme në Gjykatën Themelore të Prishtinës...

Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-ditor për presidentin është i detyrueshëm

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale...

Fillon festa e “Dardanëve” në Bratislavë, s’ka gjumë sonte!

Kombëtarja e Kosovës nesër luan ndeshjen jetike ndaj Sllovakisë,...

“Ferma VIP” rikthehet këtë të premte me sezonin e tretë dhe, si zakonisht, para nisjes zyrtare të spektaklit, nisin aludimet për emrat që mund të bëhen pjesë e reality show-t. 

Por, së fundmi, treshja e emisionin “UËTËFË Show” në Andale Media, duket se kanë bërë kërkimet e tyre dhe kanë në dorë listën e personazheve që pritet të hyjnë në fermë këtë vit.

Lista është e gjatë dhe përfshin artistë, aktorë, influencues dhe figura të njohura të ekranit, disa i njohim mirë.

Mes emrave që u përmendën janë këngëtaret Jonida Maliqi dhe Soni Malaj, aktori dhe humoristi Elvis Pupa, si edhe poetja dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti. Lista vazhdon me emra nga fusha të ndryshme të showbiz-it, aktrimi apo rrjetet sociale si Sara Karaj, Romir Zalla, Vanesa Sono, Adi Pula dhe DJ Rafaela DJ.

Po ashtu, pjesë e kastit mund të jenë edhe Blerina Bajko, Gona Sina, Gresa Sekiraqa, Beni Vacaj, Malbora Gurra, Kuba, si dhe Fabiola Elezaj, Xhesi Loci, Akil Vardi dhe Indri Shiroka. 

Ndërkohë, këtë sezon vëmendja nuk është vetëm te konkurrentët. Në karriget e opinionistëve do të ulen Einxhel Shkira, Armina Mevlani dhe Ermal Mamaqi. 

Sezoni i ri shënon gjithashtu rikthimin në ekran të moderatores Arbana Osmani, e cila do të drejtojë programin. Ky rikthim është veçanërisht interesant, pasi është hera e parë që ajo shfaqet në një logo tjetër televizive pas shumë vitesh në Top Channel dhe në një format që konkurron drejtpërdrejt me “Big Brother VIP Albania“, të cilin e ka moderuar për disa edicione.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz