BallinaLajmeZbulohet grupi që shiste narkotikë, sekuestrohen 2kg heroinë dhe ndalohen R.B., A.R.,...

Zbulohet grupi që shiste narkotikë, sekuestrohen 2kg heroinë dhe ndalohen R.B., A.R., dhe B.B.

Të ngjajshme

​Kuvendi i KOK-ut: Krasniqi numëron sukseset sportive të vitit 2025

Në Ditën e Kuvendit të Komitetit Olimpik të Kosovës,...

Kurti priti në takim komisionerin e Lartë të OSBE-së, ja çka u bisedua

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot...

Real Madrid bëri një gabim në diagnozën për lëndimin e Kylian Mbappes

Si rrallë herë, Real Madrid ka bërë një gabim...

Dua Lipa – esktravagante në festën e Bvlgarit

Dua Lipa është shfaqur tejet ekstravagante në paraqitjen e...

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se në kuadër të veprimeve hetimore dhe në bashkëpunim me organet e rendit, janë ndërmarrë masa operative ndaj disa personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me narkotikë dhe armë pa leje.

Bazuar në dyshimin e bazuar, “të pandehurit kanë vepruar në bashkëkryerje dhe në kuadër të një grupi, duke u marrë me shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të substancave narkotike të llojit heroinë”, thuhet në njoftim.

Gjatë operacionit në aplikim të masave të veçanta hetimore dhe në infiltrim brenda grupit janë “sekuestruar rreth 2 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit “heroinë”, e cila dyshohet të ketë qenë e destinuar për treg ilegal”.

Po ashtu, gjatë zbatimit të urdhërkontrolleve në lokacione të ndryshme, janë gjetur dhe sekuestruar një numër i konsiderueshëm armësh dhe municioni, “përfshirë katër (4) pistoleta, një (1) pushkë gjuetie, dy (2) karikator të pistoletave dhe, rreth pesëqind e dyzet e katër (544) fishekë të kalibrave të ndryshëm, të cilat mbaheshin në kundërshtim me ligjin përkatës për armët”, vijon njoftimi.

“Po ashtu janë sekuestruar para të gatshme, telefona, dy (2) vetura të markave “Mercedes GLE” dhe “Land Rover”, të cilat janë përdorur për takime dhe shkëmbim të substancave narkotike, si dhe prova të tjera materiale që lidhen me veprat penale të lartcekura”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këto veprime, Prokuroria konfirmon se ka iniciuar procedurë penale ndaj tre të pandehurve R.B., A.R., dhe B.B., për veprat penale që ndërlidhen me narkotikë si dhe për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, në përputhje me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Të njëjtit, gjenden në ndalim 48 orësh, dhe për të njëjtit Prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit”.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz