BallinaLajmeZbulohet dokumenti që konfirmon njohjen e Kosovës nga Kenia

Zbulohet dokumenti që konfirmon njohjen e Kosovës nga Kenia

Kenia, një nga shtetet më të rëndësishme të Afrikës tashmë ka njohur zyrtarisht Kosovën.

IndeksOnline ka siguruar marrëveshjen e nënshkruar mes të dy palëve, presidentin kenian, William Ruto dhe liderin e AKR-së, Behxhet Pacolli.

“Duke nënvizuar me vlerësim normalizim e marrëdhënieve mes Republikës së Serbisë dhe fqinjit të saj, Republikës së Kosovës. Republika e Kenjas njeh Republikën e Kosovës dhe më tutje konfirmon se kjo njohje do të zgjasë krijimin e lidhjeve diplomatike, njohjen reciproke të dokumenteve udhëtuese të Kosovës dhe në bashkëpunim në fushat të tjera të tilla që mund të pranohen nga të dyja shtetet.”, thuhet mes tjerash në marrëveshje, transmeton IndeksOnline.

“Duke nënvizuar se Republika e Kosovës duke qenë një komunitet me territor të definuar, popullësi dhe një autoritet politik i organizuar, shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008”, vlerësohet tutje në këtë marrëveshje.

Nga ana e tij, Pacolli i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që menjëherë të vendosë raporte diplomatike me këtë shtet dhe të hapë një Ambasadë të përbashkët me Republikën e Shqipërisë në Nairobi.

“Kjo është dita kur Kosova u pa, u dëgjua dhe u pranua. Kjo është dita kur populli ynë duhet të ndiejë krenarinë e një fitoreje që nuk ka çmim – njohjen ndërkombëtare të shtetit tonë. Faleminderit Kenia! Faleminderit President Ruto! Lavdi Kosovës dhe qytetarëve të saj krenarë!”, ka shkruar Pacolli./IndeksOnline/

- Advertisement -