BallinaSportZbulohet detaji i parë i meçit Joshua – Wilder

Zbulohet detaji i parë i meçit Joshua – Wilder

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Bisedimet për një duel që do të unifikojë titujt kampionë bote në peshat e rënda mes Anthony Joshua dhe Dontay Wilder vazhdojnë, por orët e fundit duket se ka dalë një detaj i rëndësishëm.

Eddie Hearn, menaxheri i boksierit britanik Anthony Joshua, ka deklaruar se me shumë gjasa, kjo përballje do të zhvillohet në Britaninë e Madhe, në një stadium me mbi 80 mijë shikues. Organizatorët duan t’i japin kësaj sfide rëndësinë e duhur, këtij dueli që do të unifikojë titujt kampionë bote në peshat e rënda, mes dy boksierëve ende të pamposhtur në ring. “Nuk kemi nevojë të udhëtojmë nëse kjo sfidë realizohet”, tha Eddie Hearn, duke lënë të nënkuptosh se Britania e Madhe është opsioni më i mirë.

Gjithsesi, ende asgjë nuk është zyrtare, ashtu sikurse nuk ka asgjë të sigurt në lidhje me zhvillimin e kësaj përballje. Wilder ka ofruar një fitim të sigurt prej 50 milionë dollarësh për Joshua nëse ky i fundit vjen të duelojë në Amerikë, por nuk ka një përgjigje konkrete nga britaniku. Duket se bisedimet për këtë sfidë do të zgjasin shumë deri në arritjen e një marrëveshje, një betejë nervash dhe deklaratësh mes dy boksierëve, që duan të kenë sa më shumë faktorë në favorin e tyre. Përfshi edhe atë se ku do të zhvillohet sfida, pasi Joshua nuk ka dueluar asnjëherë në Amerikë dhe nuk njihet shumë aty. Por fakt është që Joshua ka fituar më shumë parà se Wilder në duelet e tij, falë një organizimi më të mirë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz