Skuadra e Liverpoolit sot luajti miqësore ndaj Stoke Cityt dhe fitoi me shifrat 5:0, ndeshje kjo e zhvilluar në ambient të mbyllur, pa praninë e tifozëve.
Te tifozët ka rënë në sy futbollisti gjerman, Florian Wirtz – i cili po e bartë fanellën me numrin 58-të, shkruan Indeksonline
Ky numër i lojtarit gjerman do të ndryshojë kur “The Reds” do bëjë publike foton e sezonit të ri 2025/26.

Kjo vonesë e publikimeve të numrave vjen edhe për shkak të ndryshimit të fanellave nga Nike në Adidas.
Pra, skuadra e Arne Slot nga sezoni i ri do të ketë sponsor Adidasin dhe jo kompaninë e Nike-it.
Kujtojmë që përveç Florian Wirtz, numrin do ta ndryshojë edhe Frimpongu (59), të dy të ardhur këtë verë nga Bayer Leverkuseni./Indeksonline/
