Është arrestuar avokati i vajzës nga Drenasi e cila raportohet të jetë keqpërdorur seksualisht nga fillimisht një mësimdhënës, pastaj nga polici hetues tek i cili viktima kishte shkuar për ta paraqitur rastin, dhe nga gjinekologu ku kishte kryer abort viktima.
Ndërsa avokati i saj Gazmend Halilaj është arrestuar mëngjesin e sotëm në cilësinë e të dyshuarit se edhe ai ka abuzuar me viktimën, gjegjësisht klientin e saj, raporton Koha.net.
“Dje e raportova skandalin e radhës nga hetuesit e IPK-së që i dhanë dëshmi l gazetares së KTV-së lidhur me privatësinë e viktimës të rastit në Drenas. Në shenjë hakmarrjeje, të njëjtit sot me arrestuan”, ka shkruar Halilaj në Facebook.
Gazeta “Koha Ditore” dje e ka intervistuar avokatin Halilaj në lidhje me dyshimet për abuzim seksual me viktimën, gjegjësisht klientin e tij.
Policia deri më tani ka arrestuar mësuesin, policin dhe gjinekologun. Ky i fundit është në arrest shtëpiak.


