Zbulohet arsyeja pse Callum Turner s’erdhi në Prishtinë për “Sunny Hill”

Sunny Hill Festival përmbylli mbrëmë edhe një tjetër edicion të suksesshëm në Prishtinë, me tri net plot yje botërorë dhe dhjetëra mijëra pjesëmarrës.
Megjithatë, shumë fansa vunë re mungesën e Callum Turner, i cili këtë vit nuk e shoqëroi Dua Lipën në festival.
Ndryshe nga viti i kaluar, kur aktori britanik ishte i pranishëm në Prishtinë dhe u pa duke shijuar atmosferën e Sunny Hill përkrah Duas, këtë herë ai ndodhej mijëra kilometra larg, në New York.
Arsyeja ishte profesionale, raporton Prive By Liberta Spahiu. Turner është i angazhuar në promovimin e filmit të tij më të ri, komedisë romantike “One Night Only”, ku luan rolin kryesor përkrah Monica Barbaros.
Filmi pritet të dalë në kinema më 7 gusht, ndërsa aktori ka nisur një tur intensiv promocional me evente, takime me fansa dhe paraqitje publike në SHBA.

Lexo edheKaty Perry nuk përmbahet, i dhuron puthje pasionante të dashurit
Pamjet e publikuara në rrjete sociale e tregojnë Callumin në disa aktivitete promovuese në New York, ndërsa në të njëjtën kohë Dua Lipa ishte protagoniste e Sunny Hill Festival në Prishtinë.
Kështu, nëse vitin e kaluar çifti shijoi së bashku atmosferën e festivalit, këtë herë angazhimet profesionale i mbajtën në dy kontinente të ndryshme.















