back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeZbulohen dy laboratorë të sofistikuar për prodhimin e drogës në Pejë (Foto)

Zbulohen dy laboratorë të sofistikuar për prodhimin e drogës në Pejë (Foto)

Të ngjajshme

Pas asistit, Casemiro shënon gol ndaj Brightonit

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar golin e dytë...

Një votim që mund të shkruajë histori: Kurti përballë skenarit që Kosova s’e ka parë kurrë!

Albin Kurti është zyrtarisht mandatar për formimin e Qeverisë...

Radoniqi: Rezultatet për Prishtinën, Junikun dhe Mamushën do të shpallen në ditët në vijim

KQZ sot ka shpallur rezultatet përfundimtare për kryetarë komunash. Kryetari...

122 vota diferenca mes Pecit dhe Tahirit

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 12...

Hailey Bieber tregon sekretet për lëkurën perfekte

Hailey Bieber mendon se ende nuk është koha për...

Njësiti i antidrogës në kuadër të Policisë së Kosovës pas hetimeve disaditore ka zbuluar dy laboratorë të sofistikuar për prodhimin e narkotikut, Kanabis Sativa në qytetin e Pejës.

Sipas informacioneve që Policia i ka dhënë gazetës “Zëri” laboratorët kanë qenë të pajisura me sistem të ngrohjes, ftohjes, ndriçimit, ventilimit, ujitjes etj. Një person me inicialet B.H., i lindur më 1966 është arrestuar, ndërsa në shtëpinë ku u zbuluan laboratorët Policia ka konfiskuar edhe një revole. 50-vjeçari, B.H., kishte kohë qëkur kishte konsoliduar laboratorët e tij megjithëse nuk dihet ende sasia që ka arritur të plasojë në treg deri më tash.

Policia e Kosovës ndërkohë i ka konfirmuar “Zërit” se në Pejë janë zbuluar dy laboratorë të sofistikuar droge.

“Në vazhdën e luftës së pakompromis ndaj personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale e në veçanti atyre me substanca të dyshuara narkotike, Policia e Kosovës, respektivisht Njësiti antidrogë në Rajonin e Pejës pas një pune operativo-hetimore, si dhe informacioneve të pranuara nga burimet në terren me 02.08.2016 rreth orës 21:00, ka bastisur/kontrolluar shtëpinë dhe pronën e një personi të dyshuar në qytetin e Pejës. Gjatë bastisjes brenda shtëpisë janë zbuluar dy laboratorë të brendshëm të sofistikuar për prodhimin e bimës së llojit Kanabis Sativa, i pajisur edhe me sistem të nxehjes, ftohjes, ndriçimit, ventilimit, ujitjes etj.”, i ka thënë “Zërit”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz