Zbulohen detaje mbi stadiumin ku do të performojë Kanye West
dp

Lexo edheZbulohet letra e fundit e Jeffrey Epstein përpara se të vriste veten në burg

Tirana pritet të bëhet epiqendra e muzikës ndërkombëtare më 11 korrik 2026, me një koncert të shumëpritur nga artisti global Kanye West.Ministri i Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka zbuluar sot të tjera detaje në lidhje me eventin e rëndësishëm.
Ai bën me dije se do të ngrihet provizorisht nga organizatorët një stadium në Kashar, pranë rrugës dytësore të atuostradës, i cili do të qëndrojë për disa javë, raporton A2CNN
“Për arsye mobiliteti e sigurie e aksesi u zgjodh ky pozicion strategjik! Çdo kosto e ngritjes dhe e eventit është e promotorëve privat të eventit, ndërsa shteti koordinon dhe mbështet me çdo mënyrë tjetër që të garantohet mbarëvajtja”, bëri me dije ministri Gonxhja.

Lexo edheZbulohet letra e fundit e Jeffrey Epstein përpara se të vriste veten në burg
Sipas njoftimit zyrtar, koncerti do të jetë një performancë e vetme “one-night-only”, e cila pritet të tërheqë dhjetëra mijëra spektatorë nga vendi dhe jashtë tij